Nadal mbyll dyert e Akademisë, stërvitje “top sekret” për 2019-ën

17 Dhjetor 2018
20:06
Telesport
back button

Koha fluturon dhe sezoni 2019 në sportin e tenisit është në prag. Rafael Nadal, numri 2 në botë, do të debutojë në turneun e Brisbane, që nis pas dy javësh, periudhë në të cilën tenisti spanjoll ka vendosur të stërvitet në mjediset e Akademisë së tij, në Manakor. Nadal ka vendosur të lërë pushim të gjithë, për t’u stërvitur në qetësi, për t’u përgatitur në mënyrën e duhur për këtë sezon të ri, ku do të kërkojë të triumfojë në grand slam të Australian Open, që nis më 14 janar.

Sipas një video që vetë tenisti ka postuar në rrjetet sociale, Nadal është duke u stërvitur në fushën me çement të Akademisë së tij, duke qenë se turnetë e para të 2019-ës janë në këtë sipërfaqe. Nadal nuk luan prej disa muajsh, për shkak të dëmtimit, që kur u tërhoq në grand slam të US Open, në shtator të këtij viti. Ndaj tenisti spanjoll po stërvitet në heshtje, larg syve të mediave dhe fansave, për të qenë gati për fillimin e sezonit të ri, ku ai ka mjaft synime.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit