Nadal nuk luan 2 ndeshjet e ATP Cup, në pikëpyetje për Australian Open

5 Shkurt 2021
11:58
Telesport
back button

Rafael Nadal ka vendosur të mos luajë dy ndeshjet e tij në turneun e ATP Cup, duke vënë në dilemë edhe pjesëmarrjen në grand slam të Australian Open, që nis më 8 shkurt në Melburn.

Pasi hoqi dorë nga ndeshja ndaj australianit Alex De Minaur, spanjolli vendosi të mos luajë edhe ndaj grekut Stefanos Tsitsipas në turneun e ATP Cup. Nadal komunikoi me mediat duke thënë: “Nuk jam ende në formë dhe në gjendje për të luajtur ashtu si duhet këto ndeshje”.

Sipas mediave spanjolle, tenisti ka dhimbje në shpinë që e shqetësojnë, duke bërë që ky vit të mos nisë ashtu si duhet për të. në turneun e ATP Cup për Spanjën po luajnë Pablo Carreno Busta dhe Roberto Bautista, ndërsa Nadal ka qëndruar në stol.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit