“Nadal punon si Ronaldo, ndërsa Federer është si Messi”

11 Dhjetor 2018
21:38
Telesport
back button

Futbolli dhe tenisi janë dy sporte të ndryshëm por të mbushur me kampionë, që në dekadat e fundit kanë patur si sportistë ikonë Messi e Ronaldo nga njëra anë e Federer e Nadal nga ana tjetër. Ai që ka bërë këtë krahasim, madje duke bërë edhe ndarjen e tyre, ka qenë Toni Nadal, xhaxhai e njëkohësisht trajneri i Rafael Nadal, që tha: “Rafael ka të njëjtën etikë pune si Cristiano Ronaldo. Ndërsa Roger është më i mirë teknikisht, njësoj si Messi. Por edhe Rafael ka shumë talent”.

Më tej, Toni Nadal shton: “Ronaldo nuk është vetëm një lojtar goli dhe finalizues i pagabueshëm, por është edhe një futbollist që ka një teknikë të shkëlqyer. Nadal i ngjan shumë. Ndërsa Messi e Ronaldo kanë një mënyrë të të luajturit që është thuajse e përkryer, sidomos nga ana teknike. Gjithsesi, futbolli dhe tenisi janë me fat që kanë patur në fushë kampionë të tillë, që kanë bërë epokë”.

 

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit