Nagelsman te PSG? Së pari do të duhet të paguhet… Bayern Munich

7 Qershor 2023
15:35
Denis Hakanaj
back button

Tottenham ka zyrtarizuar trajnerin e të ri për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye Julian Nagelsmann është ende pa një ekip.

Në fakt, ish-trajneri i Bayern Munichut është ende i lidhur me klubin bavarez me kontratë deri në vitin 2026. Në këtë këndvështrim, në fakt, TZ sqaron se kushdo që dëshiron të tentojë të nënshkruajë trajnerin do të duhet të “merret” me gjermanët.

Për këtë arsye, Paris Saint-Germain, që ka vendosur të largojë trajnerin Galtier, do të duhet të flasë me Bayern-in për të provuar të lirojë Nagelsmann nëse ata duan ta marrin atë në Paris.

Për ta bërë këtë, duket se klubi parisien do të duhet të paguajë të paktën 8 milionë euro. Kjo është shuma që klubi gjerman, kampion i Gjermanisë, do të kërkonte për të “anuluar” kontratën që e lidh atë me trajnerin. Një shifër që nuk është e tepruar, por që PSG do të kërkojë ta ulë.

Do të shohim nëse në javët në vijim parisienët do të kenë sukses në synimin e tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit