Nagelsmann analizon Gjermaninë: Meritonim më shumë pas dy ndeshjeve të para, jam i kënaqur me Undav

12 Shtator 2024
8:58
Telesport
back button

Dy ndeshjet e para të Gjermanisë në Nations League u mbyllën me një fitore e një barazim. Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë, foli për UEFA.com komentoi sot paraqitjen e kombëtares së tij pas dy sfidave të para të Ligës së Kombeve.

“Ndaj Holandës ishte një ndeshje argëtuese edhe pse filloi keq për ne. Ne duhej të mbroheshim në një mënyrë më të mirë. Pas pësimit të golit ne reaguam me shumë karakter. Shënuam dy gola dhe mendoj se e merituam të ishim përpara në pjesën e parë”, tha Nageslmann.

Ishim paksa në vështirësi sepse presioni i Holandës ishte pak më i lartë. Ndonjëherë na duhej të gjenim zgjidhje më të lehta në zotërim dhe të fitonim topin në gjysmën tonë të fushës. Në fund patëm më shumë raste për të shënuar golin e tretë, ishim pak më afër fitores se kundërshtarët tanë”, tha trajneri i Gjermanisë.

Nagelsmann ka vlerësuar Deniz Undav, që realizoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1. “Goli i tij nuk ishte aq i lehtë, ishte një goditje e komplikuar, por ai e ekzekutoi shkëlqyeshëm me këmbën e majtë, një gol vërtet i bukur. Ishte ndeshja e parë në të cilën ai doli në fushë që në fillim, jam i kënaqur me të dhe me gjithë ekipin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit