Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë, komentoi eliminimin në çerekfinale të Euro 2024: “Urime Spanjës, që arriti në gjysmëfinale. Ndeshja ishte shumë e hapur në pjesën e parë.
Ne ishim më të mirë në pjesën e dytë, sidomos nga minuta e 60-të e tutje. Ishim padyshim ekipi më i mirë. Në rastin e fundit pësuam golin e eliminimit, kur po në minutën e fundit të kohës së rregullt kishim barazuar.
Pra, ishte ndeshje ekstremesh për ne, për fat të mirë dhe të keq. Fillimi i këtyre gjashtë javëve të fundit ka pasur një atmosferë të shkëlqyer në grup, kemi dhënë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje”.
Nagelsmann më pas foli për atë që iu tha të tijve në fund të ndeshjes: “Iu thashë se nuk e meritonin të largoheshin nga gara. Të gjithëve na mungojnë familjet tona, por asnjëri prej nesh nuk donte të largohej. Që nga fillimi i këtyre gjashtë javëve ishte një atmosferë shumë e mirë në grup”.
Për Kroos: “Është e pamundur të mos lartësohet karriera e Toni. Ndoshta është më unikja për një lojtar gjerman. Ai është padyshim një nga lojtarët më të mëdhenj të Gjermanisë. Të gjithë e dinë suksesin e tij, por jo të gjithë e dinë karakterin e tij. Kroos foli me ekipin në një kohë shumë të vështirë për të personalisht. Ai e shihte veten si pjesë e këtij grupi”.