Nagelsmann kërkon një detyrë afatgjatë, Federata Gjermane mesazh trajnerit dhe pretendentëve

26 Mars 2024
9:59
Telesport
back button

Trajneri gjerman Julian Nagelsmann dëshiron që e ardhmja e tij afatgjatë të zgjidhet përpara se të nisë Kampionati Europian e futbollit. Për drejtuesin aktual të kombëtares gjermane janë interesuar disa nga klubet e Premier League, ndërkohë që vetë Nagelsmann diskuton një zgjatje të kontratës me kombëtaren.

36-vjeçari ka qenë ndër kandidatët e lidhur me Liverpool, si zëvendësues i mundshëm i Jurgen Klopp. Përpos kësaj, ai është në shqyrtim edhe nga Manchester United, nëse “djajtë e kuq” vendosin të ndahen nga Erik ten Hag.

Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen, tha se ekziston mundësia që të rikthejë në detyrë Nagelsmann. Megjithatë, Federata Gjermane e Futbollit po punon me trajnerin, me të cilin ka një kontratë që skadon pas Euro 2024, që zhvillohet këtë verë.

Pas fitores mbresëlënëse 2-0 të Gjermanisë ndaj Francës, presidenti i DFB, Bernd Neuendorf, tha për ZDF: “Do të ishte absolutisht e dëshirueshme nga ana jonë që Julian të qëndrojë. Ne jemi një ekip i mirë, kalojmë mirë me njëri-tjetrin dhe jemi në dialog intensiv me trajnerin”.

Dëshira e trajnerit për të krijuar qartësi përpara Kampionatit Europian tashmë është shprehur qartë. Unë kam thënë se nuk do ta injorojmë këtë dëshirë. Ky është një proces krejtësisht normal. Mendoj se tani do të kërkojmë diskutime sa më shpejt që të jetë e mundur pas dy ndeshjeve ndërkombëtare”, tha shefi i futbollit gjerman.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit