Nagelsmann lidhet me gazetaren e klubit bavarez, braktis gruan pas 15 vitesh martesë

30 Qershor 2022
13:25
Alfred Lleshi
back button

Një gazetare sportive që mbulon Bayern Munich për gazetën më të madhe gjermane “BILD” është hequr si reportere e klubit bavarez, pasi u zbulua se ajo është në një lidhje me trajnerin Julian Nagelsmann.

Siç bëhet e ditur nga vetë media e njohur gjermane, Lena Wurzenberger është liruar nga raportimi për klubin me efekt të menjëhershëm, pas zbulimit të flirtit. Ky veprim vjen pasi “Bild”, në fillim të këtij muaji raportoi se Nagelsmann ishte ndarë me gruan e tij Verena pas 15 vitesh së bashku.

Një tjetër gazetë gjermane, “Sport1”, raportoi se ishte parë një foto që tregonte Nagelsmann dhe partnerin e tij të re së bashku në pushime, në një jaht në Ibiza. Wurzenberger është detyruar të heqë dorë nga pozicioni i saj, mbulimi i Bayernit, për të shmangur çdo konflikt interesi mes jetës private dhe asaj profesionale.

30-vjeçarja raportonte më parë për Werder Bremen përpara se të transferohej në Mynih, ku ka mbuluar kampionët e Bundesligës në dy vitet e fundit. Thuhet se Nagelsmann dëshiron ta mbajë private lidhjen e tyre, pasi ajo është e njohur në mesin e lojtarëve të Bayernit nga intervistat e saj të panumërta me ta.

Në një shkrim të fundit për “BILD”, ajo intervistoi nënshkrimin e ri Sadio Mane, pas lëvizjes së tij në “Allianz Arena” për 40 milionë euro. Nagelsmann, i cili muajin tjetër mbush 35 vjeç, ka dy fëmijë me Verena, një djalë dhe një vajzë. Ata ishin të martuar që nga viti 2018.

Thuhet se marrëdhënia e tij me Wurzenberger është serioze dhe se Bayern Munich ishte gjithashtu i informuar për çiftin. Pas pushimeve të tij në Ibiza, Nagelsmann do të përgatisë kampionët në fuqi të Bundesligës për sezonin e ri, i cili fillon më 5 gusht, kundër fituesit të “Europa League”, Eintracht Frankfurt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit