Nagelsmann zbulon çfarë bëri Kroos pas eliminimit të Gjermanisë nga Euro 2024

6 Korrik 2024
16:11
Denis Hakanaj
back button

Ish-mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos pranon se fundi i karrierës së tij është i vështirë për t’u pranuar.

Humbja ndaj Spanjës në çerekfinalet e Euro 2024 shënoi ndeshjen e fundit të Kroos në futboll.

Ai tha më pas: “Për momentin, eliminimi është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër, sepse të gjithë kishim një objektiv të madh së bashku. Një ëndërr që është shkatërruar.

“Edhe pse në ditët në vijim e kuptojmë se kemi luajtur një turne të mirë, është shumë e hidhur.

“Ne dhamë gjithçka për të mos humbur. Ishim afër dhe kjo e bën edhe më të hidhur. Mund të jemi krenarë sepse kemi rikthyer shpresën në futbollin gjerman. Jemi shumë të zhgënjyer sepse donim të shkonim pak më tej”.

Trajneri i Gjermanisë Julian Nagelsmann tha për Kroos: “Është e pamundur të mos e vlerësosh karrierën e Toni. Ai është ndoshta unik për një lojtar gjerman. Ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë tonë.

“Të gjithë i dinë sukseset e tij, por jo të gjithë e dinë karakterin e tij. Ai i foli ekipit në një moment shumë të vështirë për të personalisht. Ai e ka parë gjithmonë veten si pjesë e këtij ekipi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit