Nani në telashe: e denoncon një tifoz. Arsyeja është e pabesueshme

19 Tetor 2024
17:17
Denis Hakanaj
back button

Luis Nani përfundon në telashe.

Ish-lojtari i United u kthye në Portugali verën e kaluar me fanellën e Estrela Amadora pas eksperiencave në Australi dhe Turqi me Balotellin. Tani, ai është në qendër të një historie surreale dhe gjithashtu është denoncuar në polici.

Gjithçka filloi me një nga fanellat e tij. Sipas The Sun, një tifoz i Estrela Amadora u shfaq në qendrën sportive të klubit mëngjesin e së enjtes me një fanellë jo origjinale të Nanit nga Kampionatin Europian 2016 të fituar nga Portugalia.

Djali tha se fanella nuk ishte as origjinale dhe as e veshur nga lojtari gjatë turneut, ai e kishte blerë atë në Vinted.

Kur po largohej pas stërvitjes, Nani u afrua nga djali i cili i kërkoi një autograf në fanellë: futbollisti e shikon, e pyet vazhdimisht se ku e ka marrë dhe më pas ikën me fanellën, duke lënë të shtangur të gjithë të pranishmit.

Ndaj djali vendosi të bënte denoncim në polici kundër Nanit për të marrë rimbursimin ose kthimin e fanellës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit