Naomi Osaka mposht Serena Williams, sfidë me Brady në finalen e AusOpen

18 Shkurt 2021
8:27
Telesport
back button

Tenistja japoneze Naomi Osaka ka siguruar finale e grand slam-it të Australian Open, pas fitores 2-0 (6-3, 6-4) në gjysmëfinale ndaj amerikanes Serena Williams. Ndeshje e domninuar nga Osaka, që ndali rrugëtimin e veteranes amerikane pas 1 ore e 15 minutash lojë.

Serena, 39 vjeçe, ishte në kërkim të trofeut nr.24 në një grand slam dhe kishte treguar deri më tani një formë të mirë. Gjithsesi, përballë japonezes nuk pati asnjë shans të fitojë. Në konferencën për shtyp, Serena shpërthen në lot, pasi nuk përmban dot emocionet.

Për Osaka kjo është finalja e katërt në një grand slam (i ka fituar 3 të parat). Përballë saj do të jetë një tjetër amerikane, Jennifer Brady, e cila mundi 2-1 çeken Karolina Muchova (6-4, 3-6, 6-3). Ndeshje e mirë e Brady, që për herë të parë në karrierën e saj shkon në finalen e një grand slam-i.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit