Napoli 17 pikë larg kreut, Ancelotti shpërthen në konferencë ndaj lojtarëve

1 Dhjetor 2019
20:57
back button

Carlo Ancelotti, trajneri i Napolit, duke parë se tashmë ky sezon ka shkuar si mos më keq deri tani dhe se 17 pikët e diferencës nga vendi i parë janë një pafundësi për një klub që synonte të ishte në majë bashkë me Interin dhe Juventusin, ka shpërthyer pas humbjes ndaj Bologna.

“Po luajmë 20-30% të potencialit dhe duhet ta kuptoj motivin.Vërtet trajneri ka fajet më të mëdha dhe e pranoj, por edhe futbollistët duhet të kuptojnë rëndësinë e kësaj situate dhe të japin më shumë. Do të mblidhem me ata dhe do të flas. Do të kuptoj se çfarë nuk shkon dhe nëse nuk marr përgjigje, do ta gjej unë zgjidhjen. Nuk mund të vazhdojmë kështu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit