Napoli dhe Atletico Madrid sfidohen për të padëshiruarin e Bayern-it

19 Gusht 2024
18:42
Denis Hakanaj
back button

Leon Goretzka do të largohet nga Bayern Munich këtë muaj.

Klubi bavarez ka informuar Goretzka se ai nuk është në planet e trajnerit Vincent Kompany dhe i është kërkuar që të gjejë një klub të ri.

Süddeutschen Zeitung thotë se Atlético Madrid dhe Napoli janë të interesuar për mesfushorin.

Por as spanjollët dhe as italianët nuk janë gati t’i paguajnë Goretzka-s rrogën që fiton te Bayern Munich.

Goretzka do të duhet të ulë kërkesat e tij për rrogën nëse dëshiron të transferohet tek Atletico ose Napoli përpara mbylljes së merkatos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit