Napoli dhe zbulimi Kvaratskhelia, Giuntoli: “Ja si ia morëm Juventus-it dhe Roma-s”

9 Shtator 2022
12:56
Denis Hakanaj
back button

Drejtori sportiv i Napoli-t, Cristiano Giuntoli, ka dhënë një intervistë për të përditshmen sportive italiane Corriere dellom Sport.

Drejtuesi i klubit axurr ka folur për tema të ndryshme në lidhje me futbollin dhe veçanërisht për blerjen e madhe të verës, Kvaratskhelia.

“Herën e parë që kam parë Khvicha në një video ishim në kulmin e izolimit për shkak të pandemisë. Ishte akoma Rino (Gattuso) dhe na pëlqeu menjëherë, mbaj mend se i telefonuam Kaladze-s për të mësuar më shumë.

“Ishte transferuar te Lokomotiva e Moskës pa shkëlqyer, por te Rubin Kazan po luante më mirë”, ka thënë Giuntoli.

“Na kërkuan 30 milionë, i mbyllëm kontaktet para se të nisnim një negociatë. Po ndiqnim Osimhen, nuk mund të shpenzonim kaq shumë për djaloshin.

“Por më mbeti në mendje. Kur në shkurt shpërtheu konflikti në Ukrainë, ai u kthyer në Gjeorgji te Dinamo Batumi.

“Kemi shkuar atje me një kontratë. Kemi arritur një marrëveshje për dhjetë milionë. Kemi qenë më të shpejtë se Juventus, Roma dhe Real Sociedad”.

Talenti gjeorgjian është marrë në vend të Isingne-s. Në lidhje me krahasimin mes të dyve, për sa i takon çmimit të kartonit dhe rrogës, drejtori sportiv ka shtuar:

“Khvicha merr 1,2 milionë euro neto dhe 1,7 bruto. Lorenzo 4,5 neto dhe 9 bruto. Mund ta nxirrni vetë diferencën. Presidenti e vlerëson Lorenzo-n. Vazhdojnë të komunikojnë me mesazhe.

“Ndarja ka qenë pasojë e një strategjie financiare kursimi. Ai duhej të kishte pranua një rrogë më të ulët. E gjitha këtu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit