Napoli do lojtarin që rishkroi historinë në Botërorin 2018

7 Dhjetor 2018
18:51
Denis Hakanaj
back button

Benjamin Pavard është mbrojtësi klasik që mund të përdoret si një xhol në skuadër. 22-vjeçari, 186 cm i gjatë, gjuan me të djathtë dhe roli i tij kryesor është ai i mbrojtësit qendror. Por mund të aktivizohet si mbrojtës i djathtë dhe si mesfushor përpara mbrojtjes. Sa kushton? Stuttgart pagoi 5 milionë, tani kushton 40.

Kush është Benjamin Pavard Mesfushori që i pëlqen gjysmës së Europë-s dhe për të cilin Napoli (siç raportohet nga ESPN) sfidon konkurrencën e Bayern Munich, Liverpool dhe Tottenham? Ju kujtohet goli i barazimit 2-2 të shënuar nga një gjuajtje e fortë me të djathtën në ndeshjen kundër Argjentinës? Ai që e realizoi atë gol – një nga më të bukurit në Botërorin e 2018-ës që u mbajt në Rusi – ishte pikërisht mbrojtësi 22-vjeçar. Më pas erdhi shpërthimi i Kylian Mbappe (dopietë) dhe për "Seleccion" ishte një natë e errët, e mundur (4-3) dhe e eliminuar në 1/8-at e finaleve.

Talenti i Paris Saint-Germain u vu në qendër të vëmendjes, por goli i djaloshit që u rrit tek Lille para se të transferohej në Bundesliga është gdhendur në memorien e Kupës së Botës edhe për një arsye tjetër: mbrojtësi i fundit francez që ka shënuar emrin e tij në listën e golashënuesve në Botëror ka qenë Lilian Thuram (kundër Kroacisë në vitin 1998).

Njëzet vite më vonë, ky djalosh me origjinë nga Maubeuge (qytet në veri të Francës, arena e një beteje të furishme midis francezëve dhe gjermanëve në Luftën e Parë Botërore), ka rishkruar historinë. Këtë sezon ka luajtur 13 ndeshje në Bundeslig, duke ofruar siguri të mjaftueshme për progresin që ka bërë në dy sezonet me Stuttgart. Ajo që ndodhi në Kupën e Botës ishte një dëshmi e drejtpërdrejtë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit