Napoli feston me Osimhen-Zielinski, ish-ylli i Milan-it lë fushën mes lotëve (Pamjet)

12 Nëntor 2022
15:54
Denis Hakanaj
back button

Sfida e parë e së shtunës në Serinë A është ajo mes Napoli-t të frikshëm dhe Udinese-s. Skuadra e Spalletti-t kryeson bindshëm kampionatin me tetë pikë avantazh ndaj kampionët e Italisë në fuqi, Milan-it, dhe Lazio-s.

Synimi i Axurrëve është ta mbyllin 2022-shin në këtë situatë. Për ta bërë këtë do të duhet të mundin bardhezinjtë e Andrea Sottil që, pas një fillimi të jashtëzakonshëm, por kalojnë një periudhë të keqe me katër barazime dhe një humbje të pësuara në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa fitorja mungon nga 3 tetori i kaluar.

GOLI I OSIMHEN – VIDEO

Megjithatë, gjërat nuk po shkojnë mirë as sot për Udinese-n, që e ka mbyllur pjesën e parë kundër Napoli-t në disavanatazh të dy golave dhe do t’i duhet një mrekulli në pjesën e dytë për të shmangur humbjen.

GOLI I ZIELINSKI – VIDEO

Situata është përkeqësuar për miqtë në minutën e 26-të, kur ish-ylli i Milan-it Deulofeu është larguar nga fusha për shkak dëmtimi mes lotëve. Gjatë daljes nga fusha, ai është shoqëruar nga duartrokitjet e tifozëve të Napoli-t.

Ka qenë Victor Osimhen që ka zhbllokuar ndeshjen që po luhet në stadiumin Maradona në minutën e 15-të me një goditje të bukur me kokë. Në të 31-ën ka ardhur goli i dytë i vendasve me një goditje të bukur të Zielinski-t nga brenda zonës së rreptësisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit