Napoli i “dashuruar” me Premier, pas Lukaku vjen edhe mesfushori i Manchester United

24 Gusht 2024
13:50
Telesport
back button

Napoli duket se ka mbyllur bisedimet për transferimin e sulmuesit Romelu Lukaku nga Chelsea. Belgu duket se nuk do të jetë përforcimi i vetëm që vjen nga Premier League.

Sipas “Sky Sports”, skuadra napoletane është pranë një marrëveshje edhe me mesfushorin skocez Scott McTominay, që luan me Manchester United. Ky i fundit nuk është në planet e trajnerit Erik ten Hag, që edhe sot e ka lënë në stol.

Palët janë në bisedime, që duket se kanë avancuar ndjeshëm dhe pritet që brenda 48 orëve të kemi “tymin e bardhë”. Napoli kërkon një huazim me të drejtë blerje pas një viti, me vlerat 25 milionë euro, shifër që kërkon edhe Manchester United.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit