Napoli i tërbuar me arbitrimin pas humbjes ndaj Barcelona-s! Deklaratat e trajnerit Calzona

13 Mars 2024
0:06
Telesport
back button

Trajneri i Napolit, Calzona, ka folur per mediat direkt pas eliminimit te ekipit te tij nga Champions League ne nje sezon kur skuadra ende kampione e Italise sivjet ka deshtuar kudo dhe gjithashtu mbeti jashte Kupes se Botes per klube ne vitin 2025 duke i lene vendin Juventusit. Napoli eshte edhe larg zones Champions ne Serie A, tani jashte Europes, por edhe jashte Kupes se Italise.

Calzona e nis keshtu: “Si duhet te përmirësohemi? Duke punuar. Kemi luajtur gjashtë ndeshje dhe nuk kemi pasur shumë kohë për të punuar në javët e fundit. Sonte kemi humbur distancën e fushes nganjëherë, jo gjithmonë, por kemi humbur edhe shumë topa. Është gjithashtu e vërtetë që na mungon një penallti dhe gjithashtu që Lindstrom humbi një gol të mirë në finale”.

Ju shqetësojnë më shumë golat e paktë te shenuar apo mbrojtja?
“Nuk më shqetësojnë golat që mungojnë në sulm, kjo skuadër, pak a shumë, gjithmonë arrin të gjejë një mënyrë për të shënuar. Duhet të rregullojmë fazën e mbrojtjes, sepse sot nuk ia dolëm mirë”.

Çfarë ndjenjash ju lë ky nokaut?
“Ndihemi sikur humbim në Barcelonë, por nganjëherë kemi bërë shumë gabime dhe kjo nuk më pëlqen. Jemi të zhgënjyer, por ky është futbolli dhe duhet të rifillojmë sepse na pret një ndeshje e rëndësishme në Milano ndaj Interit”.

A pati penallti për Osimhen? “E pashë sërish dhe ekspertët e televizionit italian thanë se ishte penallti, të gjithë e thanë. Do të kisha dashur pak më shumë vëmendje në këtë episod nga arbitrat”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit