“Napoli? Me Icardi-n do luante vazhdimisht në Champions po të kishte marrë Icardi-n”

17 Prill 2021
16:23
Denis Hakanaj
back button

Alessandro Spillo Altobelli, ish-lojtar historik i Inter-it, ka dhënë një intervistë për Ila Mattino në prag të sfidës së kampionatit mes Napoli-t dhe Inter-it.

“Inter ka dy sulmues të nivelit të lartë që luajnë gjithmonë dhe kanë një skuadër të tërë në shërbim të tyre, ndërsa Napoli ka vetëm një qendërsulmues të pastër, i cili ka patur edhe disa probleme fizike në këtë sezon”, ka thënë Altobelli.

“Napoli dhe Osimhen? Ka qenë blerja më e shrenjtë e merkatos së verës dhe kjo tregon se klubi beson shumë tek ai. Besoj se Gattuso-s i ka munguar shumë”.

“Megjithatë, mbetem i idesë se nëse Napoli do të kishte marrë Icardi-n, atë që njohim ne me 25 gola në kampionat, do të kishte luajtur vazhdimisht në Champions dhe do të kishte patur edhe shanse të mëdha për ta fituar titullin”, ka përfunduar Altobelli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit