Pas miqesores se vjetshme ndaj Interit, Egnatia sivjet luajti ndaj Napolit dhe u mposht në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Teofilo Patini”. “Axurrët” arritën të fitojnë me shifrat e thella 4-0.
Goli i parë u shënua nga Kvara në minutën e 21-të dhe në të 29-ën Politano dyfishoi shifrat. Kështu u mbyll pjesa e parë e miqësores.
Ndërsa në 45 minutat e dyta Conte ndryshoi të gjithë titullarët, ku të ardhurit nga stoli shënuan edhe dy gola të tjerë. Egnatia nuk arriti të shënonte asnjë gol teksa i duhet që të jetë shpejt gati për ndeshjen e kthimit me Vikingurin.
Victor Osimhen nuk ishte as në stolin e Napolit sonte pasi plani i të dyja palëve mbetet i qartë. Osimhen dëshiron të largohet, Napoli dëshiron të sjellë Lukakun. Bisedimet me PSG-në janë në gatishmëri që nga e hëna në kushtet aktuale.
Chelsea pëlqen Osimhen, por nuk do të paguajë klauzolën.