Napoli në krye të Serie A, Rrahmani largon euforinë: Shumë herët për të menduar titullin

30 Shtator 2024
10:59
Alfred Lleshi
back button

Napoli fiton dhe ruan vendin e parë në Serie A. Skuadra e Antonio Contes mundi 2-0 Monza, në ndeshjen e vonë të së dielës në mbrëmje, dhe parakaloi Juventusin në krye të renditjes aktuale. Amir Rrahmani është shprehur i kënaqur me atë që ka arritur skuadra e tij. Mbrojtësi shqiptar i skuadrës napolitane foli për “Rai Sport” si vijon:

“Fitoret dhe rezultatet janë meritë e të gjithë ekipit. Ne kemi qëndrimin e duhur në fushë, kjo bën diferencën. Është e vërtetë që sezonin e kaluar e humbëm këtë, por këtë kampionat po e rizbulojmë, ashtu siç po rizbulojmë mekanizmat si të ndihmojmë shokët tanë, të bëjmë lëvizjet e duhura dhe shumë faktorë që na duhen për të luajtur mirë.

Në këtë kohë të shkurtër po mësohemi me stile dhe module të ndryshme të lojës. Conte po implementon gjëra të reja, por jemi futbollistë profesionistë dhe duhet të mësohemi me këto gjëra. Vendi i parë në renditje? Është shumë herët për të bërë krahasime me sezonin e titullit, ne ende duhet të përballemi me shumë skuadra të forta për të kuptuar se në çfarë niveli jemi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit