Napoli në sulm për francezin, alternativa e Rodriguez kushton 25 mln euro

21 Korrik 2019
10:28
Telesport
back button

Transferimi i Nabil Fekir nga Lyon dhe Real Betis dukej një çështje e përfunduar, por sulmuesi francez ende nuk ka vendosur për të ardhmen. Arsyeja është e thjeshtë: Ai pret një ofertë më të mirë e cila duket se nuk ka vonuar.

Sipas mediave spanjolle oferta e rëndësishme ka ardhur sot nga Seria A dhe klubi i rëndësishëm që e kërkon është Napoli. Drejtuesit napoletanë kanë takuar menaxherin e lojtarit për të kuptuar nëse ekziston mundësia e këtij transferimi.

Nabil Fekir

Fekir, që shihet si alternativa e James Rodriguez, para se të vendosë, dëshiron të mësojë nëse do të jetë titullar apo rezervë. Ndaj dhe francezi ende është në dilemë. Gjithsesi, për 26-vjeçarin, presidenti De Laurentiis është gati të paguajë 25 milionë euro.

Fekir ka një kontratë deri në vitin 2020 me Lyon, por nuk dëshiron të rinovojë. Skuadra franceze kërkon më shumë, 50 milionë euro, por mund të ulë pretendimet duke parë se lojtari mund të ikë pas një viti me kosto zero.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit