Napoli, “presion” Lille për dy yjet e saj: gati 80 mln euro

6 Korrik 2020
17:43
Telesport
back button

Sipas Corriere della Sera, presidenti i Napoli Aurelio De Laurentiis po i bën presion Lille për një blerje të dyfishtë prej 80 milion euro. Referenca është për Victor Osimhen, sulmuesi nigerian që duhet të zërë vendin e Milik, dhe Gabriel, një mbrojtës 22-vjeçar brazilian.

Osimhen al Napoli sarà una superstar": l'annuncio del presidente ...

Dy blerje që numri një i klubit italian do të donte të financonte me shitjet e bomberit polak dhe, ndoshta, edhe me atë të Kalidou Koulibaly, që kërkohet si nga Manchester City ashtu edhe United.

Napoli, trovata intesa con il Lille per Gabriel - ilNapolista

Osimhen e ka takuar dhe ka dhënë “ok” për t’u transferuar te Napoli i Gattusos si ylli i ri në sulm. Natyrisht, Lille tani duhet të ulë pretendimet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit