Napoli tërhiqet nga gara për senatorin e Tottenham, tashmë vetëm Interi në lojë!

3 Prill 2020
14:36
back button

Napoli ka hequr dorë përfundimisht nga gara për të firmosur me Jan Vertonghen, i cili do të jetë lojtar i lirë në verë, pasi kontrata e tij me Tottenham do të skadojë dhe belgu e ka reufuzar rinovimin.

Shkak i tërheqjes nga gara të klubit të kaltër është paga e lartë që ka mbrojtësi. Drejtuesit e Napolit nuk kanë ndërmend të kënaqin kërkesat e lojtarit, pasi sipas tyre shifra që kërkon Vertonghen është e lartë për një 32-vjeçar.

Kështu, në garë për belgun mbetet vetëm Inter tashmë, që e ka fushën krejtësisht të lirë. Mbetet që të gjendet vetëm marrëveshja me Vertonghen dhe ky i fundit do të vishet zikaltër në verë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit