Nasri ka ditëlindjen, urimi i Benatia-s bën xhiron e internetit

26 Qershor 2020
16:14
Denis Hakanaj
back button

Samir Nasri, ish-ylli i Manchester City-t dhe Arsenal-it, ka mbushur 33 vjeç më 26 qershor. Miku i tij Medhi Benatia i ka bërë një urim të veçantë.

Mes fotografive të postuara nga mbrojtësi në Instagram ka qenë edhe një e dy lojtarëve kur kanë qenë shumë të rinj.

Flokë të gjata për ish-mbrojtësin e Juventus-it, fytyrë fëmijërore për francezin. Fotografia e vjetër ka marrë shumë komentet në Instagram.

“Gjatë karrierës sonë takojmë shumë persona me të cilët krijojmë lidhje. Sot është ditëlindja e njërit prej këtyre personave”.

“Një njeri i veçantë, një shok me të cilin kam një marrëdhënie miqësie të gjatë 17 vite. Ulje, ngritje, gëzime dhe zhgënjime”.

“Një marrëdhënie e vërtetë, Një vëlla i vërtetë gjaku. Gëzuar ditëlindjen Nasri, Princi i Marsejës”, ka qenë urimi i Benatia-s.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit