ÇMENDURI TE LEIPZIG-JUVENTUS! Gola, i kuq, dëmtime, penallti dhe dy herë Sesko e Vlahovic (VIDEO)

2 Tetor 2024
22:32
Telesport
back button

Nata e mallkuar për Juventusin sonte në Gjermani. E pabesueshme se çfarë ka ndodhur me bardhezinjtë e Thiago Motta. Pas vetëm 10 minutash lojë humbën Bremer për një dëmtim që u duk i rëndë në gju.

Ndërkohë, më pas ishte radha e Nico Gonzalez që të dëmtohej për një tërheqje. Goli i Sesko dhe një penallti e paakorduar për Vlahovic.

I KUQI DI GREGORIO – VIDEO

Megjithatë, në pjesën e dytë, Juventusi gjeti barazimin po me sulmuesin, por një dalje e Di Gregorio e pastudjuar duke prekur topin me dorë jashtë zone bëri që VAR të hynte në punë dhe të ndëshkohej me të kuq, duke lënë ekipin me dhjetë.

PENALLTIA DHE GOLI I SESKO – VIDEO

Sikur te mos mjaftonte kjo, ne goditjen e denimit nga Simons, nje prekje me dore ne mur beri qe arbitri te shkoje ne VAR dhe te akordoje penallti me pas, e shnderruar ne gol nga Sesko, goli i dyte sonte.

GOLI I SESKO 2-0 (VIDEO)

Por, bardhezinjte kane reaguar me se miri dhe me kurajo, teksa Dusan Vlahovic ka gjetur golin e dyte gjithashtu.

GOLI I VLAHOVIC 2-2 (VIDEO)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit