NATIONS LEAGUE 2024/25: Shqipëria dhe Kosova njihen me kundërshtarët në Ligat B dhe C

8 Shkurt 2024
18:56
Telesport
back button

Ashtu si pritej, sonte Shqipëria ka mësuar emrat e kundërshtarëve në Ligën e Kombeve per edicionin 2024/25. Kuqezinjtë do të jenë në Ligën B (Grupi B1) për këtë edicion, ndërsa do të kenë kundërshtar aspak të lehtë.

Shqipëria përballë do të ketë përfaqësuese si, Çekia, Ukraina dhe Gjeorgjia. Sigurisht, fokusi eshte tek Euro 2024, më pas do të kaloje në Ligën e Kombeve. Gara e tretë më e rëndësishme e UEFA-s sjell një mundësi të artë për kombëtaret më të vogla që të kërkojnë kualifikimin në Kampionatin Evropa.

Shqipëria tashmë e ka arritur këtë gjë përmes kualifikimeve për Euro 2024 dhe do të jetë këtë verë në Gjermani. Natyrisht se kuqezinjtë do të synojnë kalimin në Ligën A, por që nuk do të jetë e lehtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Telesport (@telesport)

Përfaqësuesja e Kosovë ka mësuar emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballet në kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht Ligën C. Nga ora 18:00 u hodh shorti i garës së tretë më të madhe të UEFA-s, ndërsa Dardanët kanë mësuar emrat e ekipeve që do ta sfidojnë në Grupin C2.

Kosova do të përballet me Rumaninë, Qipro, Lituania ose Gjibraltari (ne saje se si do te dale playoff mes te dyjave). Natyrisht se në letër është një grup i lehtë, pasi secila nga ekipet nuk kanë më shumë cilësi se ne, ndaj Dardanët do të mundohen t’i marrin pikët maksimale. Tanët do të synojnë që të fitojnë këtë grup dhe të kalojnë në Ligën B, në mënyrë që të rritet edhe më shumë kualiteti i skuadrave sfiduese.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit