Ndeshjet e Nations League duket se janë të mallkuara për lojtarët e Arsenal. Pas Ben White, një tjetër futbollist i “topçinjve” është dëmtuar me kombëtaren e tij.
Bëhet fjalë për Leandro Trossard u detyrua të largohej më herët nga fusha, në ndeshjen që Belgjika humbi të dielën në mbrëmje, 0-1 ndaj Izraelit. Lojtari luajti vetëm 37 minuta.
Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të mesfushorit, por gjasat janë që ai të mos jetë në dispozicion të trajnerit Mikel Arteta për ndeshjen e radhës në Premier League.
Ben Ëhite i është nënshtruar javën e kaluar një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale për të zgjidhur një dëmtim që e shqetësoi së fundi.
Trajneri Arteta është pa disa nga mbrojtësit e dëmtuar, si Riccardo Calafiori, Takehiro Tomiyasu dhe Kieran Tierney. Ndërsa Jurrien Timber është rikthyer vetëm së fundmi nga një problem muskulor.
Arsenal ka qenë pa lojtarë kyç për pjesën më të madhe të sezonit. Kapiteni Martin Odegaard u rikthye vetëm javën e kaluar pas një dmtimi 2-mujor, ndërkohë që probleme kanë patur edhe Declan Rice e Bukayo Saka.