NATIONS LEAGUE: Franca fiton edicionin e dytë pas 96 minutash emocionuese. Mbappe gjunjëzon Spanjën (VIDEO)

10 Tetor 2021
22:46
Telesport
back button

Franca ka fituar edicionin e dytë të Nations League, Liga e Kombeve që ka zëvendësuar miqësoret…

Një finale emocionuese ajo ndaj Spanjës së Luis Enrique, që del me kokën lart dhe pasi dha gjtihçka deri në sekondat e fundit pas 96 minutash betejë…

Në fakt, pjesa e dytë ishte ajo që u ndez finalja pasi Oyarzabal shënoi golin e avantazhit për iberikët dhe më pas Benzema me një eurogol vendosi barazpeshën…

Ekuilibër që do të prishej në fund, sërish me protagonist Theo Hernandez si në gjysmëfinale. Lojtari i Milanit jep asistin perfekt dhe milimetrik për Mbappe që niset drejt portës dhe pasi shmang portierin Simon shënon.

VAR akordon, edhe pse ka shumë dyshime. Më pas, në fund, ndodh gjithçka. Mësymje spanjolle dhe Lloris dy herë protagonist, duke i dhënë në fund trofeun “Gjelave” të tij…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit