Gjermania sot shpartalloi me gola Bosnje-Hercegovinën me rezultatin tenistik 7-0 në Nations League.
Skuadra e “Pancerave” të trajnerit Nagelsman nuk ishin të uritur vetëm për fitore, por edhe për gola, gjë që e vërtetuan me performancën e tyre spektakolare në fushë.
Për gjermanët shënoi Musiala që pas dy minutash lojë, pasuar më tej nga Havertz, Kleindienst, Wirtz (2) dhe Sane. Kjo ishte ndeshja perfekte e tyre.
Ndërkohë, në ndeshjet e tjera, Holanda fitoi 4-0 me Hungarinë, Islanda 0-2 me Malin e Zi, kurse Turqia barazoi pa gola me Uellsin.