NATIONS LEAGUE | Greqia komandon, Anglia zhgënjim! Italia mbahet ende si e para, Franca me “poker” afrohet me kreun (VIDEO GOLAT+RENDITJA)

10 Tetor 2024
23:21
Telesport
back button

Italia dhe Belgjika jane ndare ne barazim 2-2 ne ndeshjen e tyre sonte ne Ligën e Kombeve, përkatësisht Liga A. Pas vetëm një minute lojë, Azzurët kaluan në epërsi me golin e Andrea Cambiaso. Rezultatin për Italinë e dyfishoi Mateo Retegui, që u asistua nga Cambiaso në minutën e 24-të.

GOLI I CAMBIASO – VIDEO

GOLI I RETEGUI – VIDEO

KARTONI I KUQ – VIDEO

GOLI I DE CUIPER – VIDEO

GOLI I TROSSARD – VIDEO

Por, vendasit mbetën me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Lorenzo Pellegrini u përjashtua direkt me karton të kuq, pasi ndërhyrja e tij u rishikua në VAR dhe ishte e ashbpër. Në minutën e 42-të, De Cuyper e ngushtoi rezultatin në 2-1, kur u asistua prej leandro Trosssard. Trossard më pas doli në rolin e asistuesit, kur shëmoi për 2-2 në minutën e 61-të, me asistimin e Wout Faes.

Po në këtë grup, por me rezultat 4-1, Franca triumfoi përballë Izraelit. Gjelat në epërsi i kaloi Edouard Camavinga në minutën e shtatë, ndërsa Randal Kolo Muani ishte asistuesi. Mirëpo, Omri Gandelman (24’) i barazoi shifrat në 1-1, duke ndezur ndeshjen.

GOLI I CAMAVINGA – VIDEO

GOLI I NKUNKU – VIDEO

GOLI I GUENDUZI – VIDEO

GOLI I BARCOLA – VIDEO

Gëzimi i tyre u ndal vetëm katër minuta më vonë, kur Christopher Nkunku realizoi një super gol me driblime dehese. Matteo Guendouzi coi shifrat ne 3-1 në minutën e 87-të, ndërsa Bardley Barcelona e vulosi fitoren në 4-1 pas vetëm dy minutash.

Përkundër barazimit, Italia vazhdon si lider me shtatë pikë, Franca me një më pak, Belgjika me katër dhe Izraeli ende pa pikë.

Anglia ka pësuar humbje shokuese 2-1 në Wembley nga Greqia qe per here te pare ne historine e saj fiton ndaj “Tre Luanëve” ne nje nate sidomos te trishte pas humbjes se ish-shokut te kombetares nje dite me pare, qe u gjet pa jete ne banesen e tij. Miqte e nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar qysh në minutën e 11-të me anë të Konstantinos Mavropanos, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Por, Cole Palmer u kundërpërgjigj në minutën e 22-të, ndërsa pasimi perfekt nga Jude Bellingham u shpërdorua nga ylli i Chelseat, pasi topi shkoi mbi portë. Në minutën e 49-të, Vangelis Pavlidis kaloi Greqinë në epërsi, me Jordan Pickford që nuk kishte çfarë të bënte.

Pavlidis kishte gol të anuluar në minutën e 60-të, pasi ishte në pozitë jashtë loje. Edhe në minutën e 83-të, lojtarit grek iu anulua një tjetër gol, por tani nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

GOLI I PAVLIDIS 0-1 (VIDEO)

GOLI I BELLINGHAM 1-1 (VIDEO)

GOLI I PAVLIDIS 1-2 (VIDEO)

Jude Bellingham u mendua se ia fitoi një pikë Anglisë, kur i barazoi shifrat në 1-1 me golin e realizuar në minutën e 87-të. Por, Pavlidis më në fund ia doli ta shënonte edhe golin e dytë, kur realizoi në minutën e 90+4-të për 2-1 Me këtë fitore, Greqia është lidere e grupit me nëntë pikë, Anglia me gjashtë, Irlanda me tri, ndërsa Finlanda me asnjë. Irlanda qe fitoi me permbysje ndaj Finlandes 1-2 ne transferte.

GOLI I FITORES IRLANDA – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit