Nations League/ Harry Kane feston jubileun me dopietë, Holandë-Gjermani spektakël me 4 gola

10 Shtator 2024
22:35
Telesport
back button

Ndeshja më emocionuese e kësaj mbrëmjeje të Nations League ishte ajo e Holandës me Gjermaninë, mbyllur 2-2. Tulipanët e nisën shkëlqyeshëm duke gjetur golin e parë pas vetëm dy minutash lojë me Reijnders, por gjermanët reaguan shpejt duke mbyllur pjesën e parë me përmbysje 1-2 (shënuan Deniz Undav dhe Kimmich).

Pjesa e dytë nisi thuajse e barabartë, por Holanda sërish fitoi vetëbesimin duke gjetur golin e barazimit me Dumfries. Një lojë e bukur nga të dyja skuadrat, por pa fitues.

Ndërkohë, Angli-Finlandë u mbyll 2-0 për “Tre luanët”. Një ndeshje e shkëlqyer e sulmuesit Harry Kane, i cili shënoi dy gola, fillimisht në 57′ dhe më pas në 76′. Lojtari i Bayern luajti ndeshjen e 100-të me fanellën e kombëtares angleze dhe e festoi me dopietë personale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit