NATIONS LEAGUE | Hat-trick nga Sesko dhe Artukoglu, zgjohet Haaland! Italia vazhdon me fitore, Franca reagon (VIDEO)

9 Shtator 2024
22:45
Telesport
back button

Ne Ligen A, Italia vazhdon te fitoje dhe mer keshtu 3 pike te tjera. Me goalt e Frattesit dhe Kean, munden Izraelin duke mare edhe kreun e grupit.  Italia e Luciano Spallettit duket se në mungesë të një bomberi, ka gjetur te Davide Frattesi sulmin ideal, edhe pse mesfushori sulmues nuk është tashmë i ri në goditjet e tij brenda zonës së rreptësisë dhe pas golit ndaj Francës dhe një tjetër rasti të artë, është përsëritur edhe sonte në Izrael, aty ku pjesa e parë është mbyllur 0-1 në favor të Axurrëve. Ne pjesen e dyte ka shenuar Kean, teksa ne fund Izraeli shkurtoi shifrat ne 1-2 por ndeshja nuk pati me histori.

GOLI I FRATTESI – VIDEO

GOLI I KEAN – VIDEO

Edhe Franca duket se ka bërë pak “mea culpa” duke fituar menjehere pas humbjes ndaj Italise. Nje fitore 2-0 ndaj Belgjikes. Pjesa e parë ndaj Belgjikës është mbyllur në avantazh 1-0 me golin e Kolo Muani. Ndërkohë Deschamps vendosi të ulte në stol Mbappe, Fofana, Olise, Theo Hernandez, Griezmann, Barcola dhe Klauss, të gjithë titullarë në ndeshjen e humbur ndaj Italisë. Ne pjesen e dyte “gjelat” gjeten edhe golin e dyte me ane te Ousmane Dembele duke dyfishuar shfirat dhe duke u kthyer te fitorja edhe pse publiku perpara ndeshjes ka vershellyer trajnerin Deschamps dhe disa futbollistë.

GOLI I MUANI – VIDEO

GOLI I DEMBELE – VIDEO

Fantastik Artukoglu te Turqia, me nje hat-trick ndaj Islandes ne nje fitore 3-1, por 3 gola erdhen edhe nga Benjamin Sesko ne fitoren 3-0 te Sllovenise ndaj Kazakistanit.

GOLI I ARTUKOGLU – VIDEO

GOLI I ARTUKOGLU 2 – VIDEO

GOLI I ARTUKOGLU 3 – VIDEO

GOLI I SESKO 1 – VIDEO

GOLI I SESKO 2 – VIDEO

GOLI I SESKO 3 – VIDEO

Norvegjia gjithashtu ka arritur fitoren sonte ndaj Austrisë. Pasi pjesa e parë ishte mbyllur 1-1, disa minuta nga fundi Haaland le gjurmen e tij duke shenuar golin e 32-te ne 34 paraqitje me kombëtaren. Vikingu fillimisht pa flamurin e virojtësit lart por pastaj VAR konfirmoi.

GOLI I SABITZER – VIDEO

GOLI I HAALAND – VIDEO

Në Ligën e Kosovës, ndërkohë, Rumania dhe Lituania (qe kishin mbyllur 45′ e para në barazim 1-1) u ndane me fitoren e vendasve 3-1 pas nje pjese te dyte ku miqte kaluan ne avantazh por goli u anulua. Ne fund, Razvan Marin (pen) 87′ dhe Alexandru Mitrita vulosen suksesin dhe 3 pike duke i cuar ne 6 piket rumunët pas suksesit ndaj Kosovës gjithashtu.

GOLI I MIHALA – VIDEO

GOLI I RAZVAN MARIN – VIDEO

GOLI I MITRITA – VIDEO

 

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit