Italia e shëmtuar e parë në Euro 2024 tashmë duket si një kujtim i largët. Trajneri Spalletti më në fund ka gjetur rrugen e duhur, duke vënë në fushë çdo herë një kombëtare konkurruese, e cila lufton për çdo top, bën disa lojëra të shkëlqyera, luan futboll dhe mbi të gjitha mund në shtëpi kundërshtarë të fortë si Franca dhe Belgjika, duke u kualifikuar ne fazen finale te Nations League.
Është e vërtetë, është ende herët për të nxjerrë konkluzione, por këta Azurrët më në fund po kthehen si dikur… si ne Europianin e fituar me Mancinin ne stol. Vendos nje gol i Sandro Tonalit, i pari me fanellen e Italise. Jane tashme 13 pike ne 5 ndeshje dhe asnje humbje. 12 gola te shenuar dhe 5 te pesuar.
Me suksesin e Azzurrit të Spallettit, kualifikimi në fazën finale të kompeticionit është matematikisht i sigurt, ndërsa ndeshja ndaj Francës do të vendosë vendin e parë. Belgjika është jashtë, ashtu si dhe Izraeli. Franca e Deschamps barazoi sonte 0-0 ne shtepi.