NATIONS LEAGUE | Jashari realizon gol, pastaj del me të kuq nga VAR! Kosova me dhjetë (VIDEO)

18 Nëntor 2024
21:39
Telesport
back button

Kosova po luan ndaj Lituanisë në “Fadil Vokrri” në kuadër të javes së gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve per Ligen C, grupi 2. Ndeshja nisi shumë mirë për Dardanët, që arritën të shënonin që në start. Kjo beri qe atmosfera ne Prishtine te ndizej edhe me shume.

Fillimisht ishte Edon Zhegrova që në minutën e dytë që provoi me një gjuajtje të fortë nga distanca, por topi shkoi mbi portë.

GOLI I JASHARIT – VIDEO

Në minutën e pestë, një presion i sulmit të Kosovës solli sukses. Albion Rrahmani vjedh një top nga mbrojtja, pason te Vedat Muriqi, i cili me të parën gjen Muharrem Jasharin në zonë për të shënuar për 1-0.

Por, pikerisht ne fund te pjeses se pare Jashari (futbollisti i LNZ Cherkasy ne Ukraine) ka marre karton te kuq pasi fillimisht arbitri e ndeshkoi me te verdhe por pasi u therrit ne VAR dhe pa pamjet e nderhyrjes se ashper, vendimi u kthye dhe Kosova mbeti me dhjete futbollsite. Kosova tashme do te duhet te rezistoje pjesen e dyte.

VIDEO E MOMENTIT

Sakaq, po në grupin e Kosovës, Rumania – në pritje për t’u njohur me verdiktin e ndeshjes së zhvilluar në Bukuresht ndaj Dardanëvë dhe të ndërprerë (braktisur) nga përfaqësuesja e Franco Foda-s po fiton 2-0 ndaj Qipros pas 45′ të para. Për vendasit shënuan Birligea në minutën e 2-të dhe Razvan Marin në minutën e 42-të. Rumania kryeson grupin.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit