Nations League: Portugalia dhe CR7 s’ndalen, Schmeichel i bën një “dhuratë” Spanjës (Video)

12 Tetor 2024
22:48
Denis Hakanaj
back button

Portugalia ka mundur 3-1 Poloninë në javën e tretë të Nations League dhe ka blinduar vendin e parë në Grupin 1 të Ligës A.

POLONI-PORTUGALI – GOLAT – VIDEO

Mes protagonistëve të ndeshjes, Cristiano Ronaldo. Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar golin e dytë për kombëtaren e tij duke arritur në kuotën e 33 golave në 2024-ën për kombëtaren dhe klubin.

Standings provided by Sofascore

Spanja ka mposhtur 1-0 me vështirësi Danimarkën dhe ka marrë kreun e Grupit 4 të Ligës A. Sfida e luajtur në Murcia është vendosur nga një gol i Zubimendi-t në minutën e 79-të, i ndihmuar edhe nga një pakujdesi e portierit Schmeichel.

SPANJE-DANIMARKE – GOLAT – VIDEO

Vazhdojnë vuajtjet për Zvicrën. Xhaka me shokë kanë pësuar humbjen e tretë radhazi pasi janë mposhtur 2-0 në transfertë kundër Serbisë. Zviceranët mbajnë vendin e fundit në Grupin 4 të Ligës A me zero pikë pas tri ndeshjeve të para.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit