Pas një pjese të parë pa gola, Portugalia ka shperthyer ne pjesen e dyte ndaj Polonise si nje “stuhi” me 5 gola. Ai qe ka hapur sfidën ndaj Polonisë ishte Rafael Leao i cili ka nisur aksionin nga mbrojtja dhe e ka finalizuar pas një kombinimi të bukur (goditje me kokë brenda zone) dhe më pas ka qenë Cristiano Ronaldo ai që me penallti ka shënuar golin e dytë për kombëtaren e tij. Një penallti e akorduar për prekje me dorë të topit brenda zone, pasi Dalot kishte goditur drejt kuadratit.
Me pas ka qene radha e Bruno Fernandes qe te leshoje nje silure te vertete nga jashte zone dhe fale traverses topi te futet ne rrjete. Futbollisti i Manchester United po kalon tashme nje moment fantastik pasi e nisi sezonin mjaft dobet.
Me pas do te jete radha e Pedro Netos qe te shenoje golin tjeter dhe kete here asist vjen nga Cristiano Ronaldo. Pikerisht Ronaldo do te shenoje serish, kete here menje akrobaci te bukur gjysmeroveshate brenda zone.
GOLI I BRUNO FERNANDES (VIDEO)
Mikel Oyarzabal dhe Ayoze Perez kane shenuar per Spanjen ne ate qe po vuloset si fitore ne Kopenhagen ndaj Danimarkës. Kombëtarja e drejtuar nga De La Fuente ka qene dominuese dhe ka luajtur topin edhe pse me disa mungesa sonte. Danimarka ka shenuar gol me Isaksen duke ngushtuar shifrat.