NATIONS LEAGUE | Spektakël, 4 shtylla dhe emocione: Italia mposht Belgjikën në finalen e vogël (VIDEO)

10 Tetor 2021
16:57
Telesport
back button

Kush ka thënë që një ndeshje finale për vendin e tretë nuk mund të ketë emocione? Për përgjigje, kaloni nga Itali-Belgjikë në Torino, aty ku shënohen 3 gola, por mund të ishin shënuar plot 7-8 gola nëse të gjitha rastet do të kishin qenë të finalizuara siç duhet, nëse Donnarumma nuk do të kishte bërë fenomenin, por edhe nëse katër shtyllat e Belgjikës nuk do të kishin qenë shtylla…

Ndeshje spektakolare që në fund i buzëqesh Italisë, e cila me golat e Barella dhe Berardi (me penallti) dhe një super Chiesa si gjithmonë, mposht vendin e parë në renditjen FIFA, edhe pse pjesa e dytë ka folur thuajse e gjitha për djemtë e Martinez, të jashtëzakonshëm me ritmin e tyre.

Për t’u shënuar shtylla e bukur e Saelemaekers në pjesën e dytë, ajo e Batshuayi, Alderëeild dhe Carrasco…

Disa gabime nga Donnarumma, goli i talentit De Ketelaere dhe drithërima deri në fund me shumë zëvendësime…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit