NBA, 5 basketbollistë refuzojnë të luajnë nga frika e koronavirus

29 Qershor 2020
14:14
Telesport
back button

Pas Avery Bradley, i pari që deklaroi se nuk do të luajë me Lakers në pjesën e mbetur të sezonit për shkak të koronavirus edhe 4 lojtarë të tjerë janë tërhequr. Bëhet fjalë për Trevor Ariza (Portland), Davis Bertans (Washington), Willie Cauley-Stein (Dallas) dhe Wilson Chandler (Brooklyn).

Këta basketbollistë kanë thënë se nuk dëshirojnë të paraqiten në Orlando, ku do të luhen ndeshjet e mbetura të sezonit të rregullt e më pas faza play off. NBA ka bërë me dije se nuk do të marrë asnjë masë ndaj lojtarëve që nuk dëshirojnë të luajnë nga frika e Covid-19, por do të ulë rrogën e tyre.

Të gjithë lojtarët që kanë refuzuar të luajnë sërish janë shprehur se frika se mos infektohen e më pas këtë sëmundje e transmetojnë në familjet e tyre. Ekipet kanë mundësi që lojtarët që tërhiqen t’i zëvendësojnë me të tjerë gjatë këtyre ditëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit