NBA: Boston e Oklahoma fitojnë dhe komandojnë Konferencat përkatëse

15 Mars 2024
8:38
Telesport
back button

Boston vijon të jetë skuadra më e mirë e këtij sezoni në NBA. Ekipi i Celtics fitoi sot 127-112 ndaj Phoenix, ku protagonist ishte Brown, autor i 37 pikëve. Ai u mbështet edhe nga Tatum (26 pikë) e Hoford (24 pikë).

Fiton edhe Milëaukee, që mundi 114-105 Philadelphia. Maxey realizoi 30 pikë për miqtë por që mbetën për statistikë. Për Bucks, Antetokkoumpo shënoi 32 pikë e 11 rebound, duke qenë lider në fushë.

Oklahoma rikthehet në krye të renditjes në Perëndim pas fitores 126-119 ndaj Dallas. Të gjithë titullarët e Oklahoma realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Shai me 31 pikë, duke i bërë të pavlefshme 36 pikët e Irving.

NBA-Rezultatet e sotme

Boston – Phoenix, 127-112

Chicago – Clippers, 111-126

Houston – Washington, 135-119

Milwaukee – Philadelphia, 114-105

Oklahoma – Dallas, 126-119

Portland – New York, 93-105

Lajme të tjera

Lajmet e fundit