Kanë nisur sot ndeshjet finale play off në NBA, për të përcaktuar skuadrën kampione për sezonin sportiv 2023-2024.
Në shtëpinë e tij, ekipi i Boston Celtics fitoi 107-89 ndaj Dallas Mavericks, në një ndeshje pa shumë histori. Skuadra vendase e dominoi ndeshjen shumicën e kohës, duke e merituar fitoren.
Luka Doncic realizoi 30 pikë e 10 rebound për miqtë, por që nuk mjaftuan për të fituar, teksa zhgënjeu Irving (12 pikë).
Për Boston, 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, përfshi titullarët, çka bëri diferencën në fushë. Brown me 22 pikë e Porzingis me 20 pikë ishin dy shënuesit më të mirë për Celtics.
Edhe ndeshja e dytë finale do të luhet në fushën e Boston, që ka faktorin fushë në favor, duke qenë se ëhstë renditur më mirë në sezonin e rregullt.
Finale-Play off
Nd.1, Boston – Dallas, 107-89
Nd.2, Boston – Dallas, 8 qershor