NBA turne të gjitha skuadrat në Las Vegas për të shpallur ekipin kampion

27 Mars 2020
15:20
Telesport
back button

NBA po vlerëson shumë mënyra për të përfunduar sezonin 2019-2020, pasi ndërprerja e tij do të sillnte një humbje prej 1 miliardë dollarësh. Sipas mediave amerikane (Washington Post dhe CNBC), ideja më e fundit është zhvillimi i një turneu në Las Vegas.

Në këtë rast, do të anullohej pjesa e mbetur e sezonit të rregullt, duke krijuar një turne për të përcaktuar ekipet që do të shkojnë në fazën play off. Në këtë turne marrin pjesë ekipet me rekordin më të dobët.

Më pas nis raundi i parë çerekfinal, jo më me 7 ndeshje, por me 5 (kualifikohet më tej ekipi që fiton 3 ndeshje). Ky sistem do të vijojë më pas edhe më fazën gjysmëfinale e në fund atë finale të secilës Konferencë si dhe finalen e madhe.

Ndeshjet do të luheshin në “Thomas&Mack Center” dhe “Cox Pavilion” të Las Vegasit, ku zhvillohet edhe Summer League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit