NBA me surpriza, humbasin Boston dhe Milwaukee, Atlanta befason në shtesë me Murray

29 Mars 2024
8:15
Telesport
back button

Vetëm dy ndeshje të luajtura sot në NBA, por të dyja kanë dhuruar surpriza. Boston Celtics, kryesuesit e renditjes në Konferencën e Lindjes, u mundën 123-122 nga Atlanta pas kohës shtesë, në një ndeshje të ekuilibruar deri në fund.

Të gjithë titullarët e Boston realizuan mbi 10 pikë (Tatum me 31 pikë më i miri), por që s’mjaftoi për të fituar. Ai që shkëlqeu për Atlanta ishte Dejounte Murray, autor i 44 pikëve, më i miri në fushë.

Zhgënjen edhe ekipi i Milwaukee, që u mund 107-100 nga New Orleans, që nuk zhgënjeu në fushën e tij. Williamson me 28 pikë e McCollum me 25 bënë diferencën për vendasit, ndërsa 35 pikët e Antetokounmpo mbetën për statistikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit