NBA, Toronto Raptors fiton dhe konfirmohet si favorit për titull

23 Janar 2019
9:37
Alfred Lleshi
back button

Në NBA, kampionatin më të fortë në glob të basketbollit, u luajtën katër ndeshje të radhës. Referuar rezultateve, fitore ka marrë favoriti kryesor për ta rrëmbyer titullin e këtij sezoni, Toronto Raptors. Nisur edhe nga fakti se luante para mbështetësve të vet, në “Scotiabank Arena”, kjo skuadër triumfoi kundër Sacramento Kings me rezultatin 120-105. 

Basketbollistët më produktivë te fituesit ishin Kyle Lowry dhe Fred VanVleet. Secili prej tyre realizoi nga 19 pikënë parket. Marvin Bagley III ishte më i miri te “mbretërit”, sepse regjistroi “double-double” falë 22 pikëve dhe 11 kërcimeve.

Pas këtij suksesi të radhës, Toronto ka një bilanc pozitiv: 36 fitore dhe 13 humbje. Sacramento pësoi humbjen e 24-t, përkundrejt po aq fitoreve.

Ja rezultatet e katër ndeshjeve të luajtura mbrëmë:
 Oklahoma City-Portland 123:114
Dallas-L.A. Clippers 106:98
 Phoenix-Minnesota  91:118

Lajme të tjera

Lajmet e fundit