NBA/ Warriors gjejnë zëvendësuesin e Durant, Butler shkon te Miami

1 Korrik 2019
9:28
Telesport
back button

Merkatoja e NBA-së ka nisur me surpriza të mëdha. Kevin Durant ka firmosur me skuadrën e Brooklyn Nets, duke u larguar nga Golden State Warriors. Basketbollisti ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare, nga e cila përfiton 164 milionë dollarë.

Vendin e Durant te skuadra e Warriors do ta zërë D’Angelo Russell, që vjet ka luajtur pikërisht me Brooklyn. Edhe për të një kontratë 4-vjeçare, nga e cila lojtari do të përfitojë 117 milionë dollarë.

Nga Golden State do të largohet edhe Andre Iguodala, që pritet të shkojë te Memphis, në shkëmbim të Treveon Graham dhe Shabazz Napier.

Skuadra e Miami Heat ka zyrtarizuar blerjen e një tjetër ylli të NBA-së, Jimmy Butler. Edhe për Butler kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të arkëtojë 142 milionë dollarë. Si pjesë e shkëmbimit, te Philadelphia do të shkojë Josh Richardson.

Një tjetër talent i NBA-së që ndryshon skuadër është Julius Randle, që ishte “free agent” (lojtar i lirë). Ai ka firmosur me New York Knicks një kontratë 2-vjeçare, me opsion për një të tretë (63 milionë dollarë).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit