Ndahet Melissa Satta nga Boateng, zbulohen arsyet e vendimit…

19 Janar 2019
15:42
back button

Mediat italiane kishin kohë që flisnin për një krisje të martesës së prezantueses së njohur Melissa Satta me Boateng, por vetë ajo duke mos dashur të bëhet objekt i thashethemeve rozë e pati përgënjeshtruar duke thënë: “Për sa kohë shihni një unazë martese në gishtin tim do të thotë që jam e martuar.”

Që nga ai moment pat rënë një qetësi, por prej dy ditësh lajmi i ndarjes së tyre është përhapur me shpejtësi, duke zbuluar edhe arsyet që kanë çuar çiftin drejt këtij vendimi.

Dyshimet filluan pasi ai kishte kohë që nuk postonte në Instagram foto të saj me djalin dhe për të thelluar dyshimet, si përshkrim të një fotoje, Boateng kishte shkruar “asnjë dashuri”. 

Arsyet e krizës janë parë në disa këndvështrime: 

Së pari, distanca, Boateng jeton në Sassuolo për shkak të profesionit ndërsa Melissa qëndron në Milano së bashku me djalin. 

Së dyti, sipas medieve gjermane Boateng ka ri-filluar të komunikojë me ish-bashkëshorten e tij, Jenny.

Dhe së treti, për festa ai ka zgjedhur t’i kalojë me miq ndërsa ajo ka shkuar në Dubai me një avokat të njohur që po merret me ndarjen e tyre.

Pra gjithçka ka marrë fund, gazeta “Oggi” zbulon se të dy palët kanë nisur procedurat ligjore për divorcin. Pikërisht në momentin kur dukej sikur martesa e tyre kishte mbijetuar 7 vite, në atë moment erdhi bomba. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit