“Ndaj Interit mund të kishim shënuar më shumë gola! Ishim fenomenalë për 25 minuta”

27 Nëntor 2020
20:16
Telesport
back button

Duke folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Alavés, trajneri Zinedine Zidane gjithashtu u kthye në fitoren bindëse (2-0) të fituar në Ligën e Kampionëve në San Siro kundër Inter të mërkurën e kaluar:

“Skuadra e interpretoi me të vërtetë mirë këtë ndeshje. Ne e dinim që duhej të bënim mirë dhe e bëmë atë, 25 minutat e para të lojës ishin fenomenale.

Pastaj luajtëm në epërsi numerike, por ndonjëherë kjo mund të dështonte gjithashtu.

Qëndruam edhe më të përqendruar dhe në fund  nuk rrezikuam asgjë, kjo është rruga e duhur. Me Interin mund të kishim shënuar edhe më shumë se dy gola. A ishte një çlirim fitimi në Milano? Ishte një finale dhe ne e fituam atë, por kjo nuk ndryshon asgjë “, tha trajneri i Real Madrid

Lajme të tjera

Lajmet e fundit