Ndaj Napolit, mundësia e artë e zikaltërve për t’u rikthyer vetëm në krye pas 168 ditësh

8 Nëntor 2024
13:15
Alfred Lleshi
back button

Mbrëmja e titullit (edhe nëse De Laurentiis, me dinakëri, përpiqet t’i mbajë ‘dritat fikur’) është ajo që po përgatitet të përjetojë “San Siro” të dielën në mbrëmje, ku Interi dhe Napoli do të përballen me njëri-tjetrin. Zikaltrit, të dytët me një pikë më pak, ëndërrojnë të parakalojnë Napolin, ndërsa ky i fundit do të bëjë çmos të ruajë pozicionin aktual dhe ndoshta ta rrisë epërsinë në 4 pikë.

Nga këndvështrimi i skuadrës së Simone Inzaghit, do të jetë gjithashtu një shans i madh për të rishikuar kryesimin e vetmuar të Serie A, diçka që nuk ka ndodhur nga 26 maji i kaluar, java e fundit e sezonit 2023-2024, ajo e yllit të dytë.

Të dielën në mbrëmje do të kenë kaluar 168 ditë, pesë muaj e gjysmë (duke llogaritur edhe pushimin veror, padyshim), duke qenë se këtë sezon zikaltrit ishin të parët vetëm një herë, javën e tretë të kampionatit, por me pikë të barabarta me Juventusin, Udinese dhe Torino.

Që atëherë pati disa rezultate të papritura, shikoni barazimin me Monza dhe dy zhgënjimet në ndeshjet e mëdha: disfata e qartë ndaj Milanit dhe përmbysja e jashtëzakonshme e Juventusit në barazimin 4-4. Megjithatë, nga java e shtatë e në vazhdim, Interi u rikthye kryesisht në rrugën e duhur, duke u bërë forca e dytë në kampionat, pas Napolit.

Tani distanca mes dy skuadrave është vetëm një pikë, çka do të thotë se Interi ka mundësi për të parakaluar në krye. Një mundësi që ish-ët zikaltër Conte dhe Lukaku (por edhe Politano) do të përpiqen ta pengojnë, për ta vazhduar garën drejt majave të vetmuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit