Ndarja e Morata dhe Alice Campello, rrufe në qiell të hapur. Harbimi në Marbella dhe fotot e fshira…

15 Gusht 2024
9:25
Alfred Lleshi
back button

Vazhdon të diskutohet ndarja mes Alvaro Morata dhe Alice Campello. Një rrufe e vërtetë në qiell të hapur për sulmuesin e ri të Milanit, konkurrues në trofeun “Berlusconi”, dhe influencueses italiane. Të dy, prej vitesh kanë formuar një nga çiftet më të bukur dhe më solidë në botën e futbollit. Një çift model, për t’u patur zili nga shumëkush, edhe nëse kriza duket se ka rrënjë të largëta.

Kriza mes futbollistit spanjoll dhe modeles italiane në fakt po vazhdon prej një viti e gjysmë dhe sipas zërave të fundit, ndarja me Alice ka ndodhur në mënyrën më paqësore. Sulmuesi i ri i Milanit ka nënvizuar faktin se nuk kishin ndërhyrë palë të treta në lidhje, se kishte pasur gjithmonë harmoni totale me gruan e tij, edhe në momentet më të vështira për t’u menaxhuar.

Pra, sulmuesi kuqezi e ka përjashtuar kategorikisht tradhtinë, ekzistencën e fotografive të cilat e portretizonin nën shoqërinë e një femre tjetër. Këto fotografi flasin për praninë e futbollistit në një klub nate në Marbella, ditët e fundit. A është kjo e gjitha? Jo, në të vërtetë. Si Alvaro Morata, ashtu edhe Alice Campello i kanë fshirë postimet në Instagram në lidhje me ndarjen.

Disa prej tyre “skaduan” në 24 orë, por çfarë ndodh me të tjerët? Nëse nuk do të ishin anuluar, ato do të ishin ende të disponueshme. Ashtu si postimi i fundit i Alice, ku ajo flet për njoftimet e bëra “para afatit”, të cilat qëndruan në internet për disa orë.

Por kjo nuk është e gjitha. Revista e përjavshme rozë “Hola” i ka kushtuar kopertinën e sotme çiftit, duke zbuluar një histori të papublikuar më parë, e cila me siguri do të shkaktojë diskutime. Alvaro dhe Alice duhej të bënin së shpejti një xhirim në shtëpinë e tyre të re në Madrid, i cili u anulua. Një detaj vendimtar në një histori gjithnjë e më të ndërlikuar, e cila me kalimin e orëve pasurohet me kthesa të reja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit