NDËRHYRJE PËR BURG!!! Kartoni i kuq i Wolfsburg bën xhiron e Botës (VIDEO)

6 Mars 2021
19:14
Telesport
back button

Në sfidën Hoffenheim-Wolfsurg ka ndodhur një episod vërtet i pabesueshëm. Në minutën e fundit të ndeshjes, kur Hoffenheim udhëhiqte me rezultatin 2-1, Wolfsburgu ishte hedhur i gjithi përpara, bashkë me portierin.

Dabbur përfitoi nga kjo gjë duke nisur kundërsulmin dhe duke u drejtuar drejt portës së boshatisur. Vrapim gati 70 metra nga izraeliti, që u ndal në kufijtë e zonës së tij nga një ndërhyrje horror e Otavios.

Mbrojtësi i Wolfsburg bëri një gjest anti-sportiv, dhe u ndëshkua menjëherë me karton të kuq. Vërtet një ndërhyrje e pakuptimtë, pasi ndeshja do të mbyllej me fitoren e Hoffenheim sido që të shkonte ai aksion i fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit